Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, shkaktojë rrëmujë mediatike në Beograd me deklaratën e 18 prillit, se për Kosovën, është i padiskutueshëm dhe panegociueshëm “parimi i reciprocitetit si thelb i çfarëdo zgjidhjeje të ardhshme” për çështjen e targave, transmeton Fol Drejt.
Pikërisht çështja e targave do të jetë temë diskutimi ndërmjet dy palëve – Kosovës dhe Serbisë, sot në Bruksel.
Dy delegacionet do të përpiqen të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje, meqë nesër skadon afati për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për targat me Serbinë.
Aktualisht, është në fuqi marrëveshja e përkohshme e targave, ku makinat nga Kosova dhe Serbia duhet të mbulojnë me letër ngjitëse simbolet shtetërore në targa./FolDrejt/