Sulmuesi polak Robert Lewandowski është i sigurt se Lionel Messi do ta fitojë Topin e Artë për të tetën herë si futbollisti më i mirë i vitit në botë.
“Ndoshta ka një lojtar tjetër që luan për të njëjtin klub, por vetëm Kupa e Botës vendos se kush do të jetë më i miri këtë sezon. Dhe tani Leo është padyshim në vendin e parë sepse ai e arriti këtë dhe arriti trofeun që do të thotë shumë për të në karrierën e tij” , tha sulmuesi i Barcelonës në një intervistë për Mundo Deportivo.
Lewandowski aludoi për faktin se Kylian Mbappe luan edhe për skuadrën franceze Paris Saint Germain, në të cilin Messi u transferua nga Barcelona vitin e kaluar. Polaku ende nuk e di nëse do të luajë për kombëtaren e tij në Botërorin e ardhshëm pas katër viteve.
“Gjithçka varet nëse kualifikohemi. Tani jam i fokusuar në Kampionatin e ardhshëm Evropian në Gjermani pas dy vitesh” , thotë Lewandowski.
Sulmuesi i madh theksoi se Argjentina dhe Franca luajtën një nga finalet më të mira në kampionatin botëror. Sipas tij, arsyeja është se kampionati është zhvilluar në mesin e sezonit të klubit.
“Nëse kampionati do të ishte në qershor pas përfundimit të sezonit, lojtarët do të ishin më të lodhur, kështu që nuk do të mund të luanin aq mirë pas 70 minutave. Kjo ishte bukuria e finaleve gjatë sezonit dhe kjo ishte diferenca në krahasim me kampionatet e mëparshme” , përfundoi Lewandowski, transmeton Fol Drejt.