Duket se lobi anti-Erdogan po ashpërsohet gjithmonë e më tepër dhe së fundi ka reaguar edhe firma më e madhe automobilistike e botës Volkswagen, duke theksuar se do tërheq investimin mbi një miliard eurosh në Turqi, në rast se nuk ndalohet invazioni turk mbi Sirinë, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te media gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.
“Nuk shoh arsye për të investuar miliarda euro në Turqi. Ajo që bën Turqia është një “goditje kundër të Drejtave të Njeriut,” tha kryeministri i Niedersachsens dhe anëtar i bordit të VW, Stephan Weil.
Weil shtoi se presidenti Rexhep Taip Erdogan ka nisur një rrugë tepër të rrezikshme që duhet ta ndalojë menjëherë./Foldrejt.com