Klubi spanjoll i futbollit, Sevilla, njoftoi sot se ka shkëputur zyrtarisht kontratën me trajnerin argjentinas Jorge Sampaoli.
Mediat spanjolle njoftuan dje mundësinë që Sampaoli të shkarkohet pas disfatës nga Getafe me rezultat 0:2 në xhiron e 26-të të La Ligës. Sevilla aktualisht ndodhet në vendin e 14-të në tabelën e La Liga-s, dy pikë mbi zonën e rënies.
“Fakti që skuadra nuk ka mundur të lëvizë nga fundi i tabelës që kur ai mori detyrën e trajnerit dhe imazhi i parë në ndeshjet e fundit e shtyu klubin të merrte këtë vendim”, tha Sevilla, transmeton Fol Drejt.