Sot në institucionet korrektuese sipas planit paraprak nga Ekipet e Njësive Shëndetësore dhe atyre korrektuese janë vaksinuar me dozën e parë të gjithë ata të burgosur, të cilët kanë dëshiruar të vaksinohen.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, gjatë procesit të vaksinimit të burgosurit kanë pasur mundësinë të zgjedhin se cilën vaksinë dëshirojnë të marrin, shkruan Lajmi.net, përcjell FolDrejt.com.
Bazuar në evidencat e raportuara nga secila njësi, sot janë vaksinuar 759 të burgosur, prej tyre 710 me vaksinën Pfizer, ndërsa 49 me vaksinën Astra Zeneca.
Procesin e vaksionimit të të burgosurve e ndoqen nga afër, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani dhe Drejtori i Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, Milazim Gjocaj.