Dy oficerë policie të makinës patrulluese në Greqi janë sulmuar nga dy të huaj, babë e bir.
Policët shkuan në zonën e Menemenit, Selanik pas një denoncimi se kishte trazira.
Autorët, 40 dhe 21 vjeç, të cilët dyshohet se ishin nën efektin e alkoolit, kanë goditur dy anëtarët e ekuipazhit dhe kanë dëmtuar makinën e patrullës, shkruan protothema.gr.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca përforcuese të policisë, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e autorëve, ndërsa efektivët e policisë janë transferuar në spitalin Ushtarak të Selanikut për të marrë ndihmën e parë./abcnews.al/