Presidenti i Francës Emmanuel Macron po qëndron për një vizitë në Shqipëri. Në ditën e dytë të vizitës së tij, ai është mirëpritur nga nga homologu i tij shqiptar, Bajram Begaj, shkruan Fol Drjet.
Përgjatë takimit, Presidenti Begaj bisedoi me Macron për integrimin evropian të Shqipërisë dhe zhvillimet në rajon.
Begaj shprehu mirënjohjen, për mbështetjen e vyer që Franca dhe Presidenti Macron i kanë dhënë e i japin procesit të zgjerimit dhe të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Procesit të Berlinit.
Ai gjithashtu vlerësoi iniciativën e ndërmarrë një vit më parë nga Presidenti Macron, për lansimin e Komunitetit Politik Evropian, si një iniciativë që i jep më shumë mundësi Shqipërisë dhe vendeve të tjera kandidate në Bashkimin Evropian, të kenë më shumë akces në projektet e BE-së, veçanërisht në fushën e shkëmbimeve universitare dhe studentore.
Ndër të tjera Begaj është ndalur edhe të çështja e Kosovës.
“Kosova është vend sovran dhe i pavarur, dhe akte terroriste si ajo e Banjskës në Zveçan (24 shtator 2023), janë të papranueshme e të dënueshme për sigurinë e saj, por edhe të rajonit e të mbarë kontinentit evropian”, citohet të ketë thënë Begaj.
Sipas Presidentit Begaj, raportet ndërmjet Shqipërisë dhe Francës kanë hyrë në një fazë të re shumë më dinamike./FolDrejt/