Të dhënat thonë se në 30 vitet e ardhshme në rajonet që përfshijnë 80 për qind të popullsisë në Francë, stinat e verës do të jenë jashtëzakonisht të nxehta.
Sipas lajmit të “Le Monde” që bazohet në të dhënat e Institutit Kombëtar Francez të Statistikave dhe Kërkimeve Ekonomike (INSEE) dhe Administratës Franceze Meteorologjike, thuhet se i nxehti do të jetë mbi normalen për 16 deri në 29 ditë çdo verë deri në vitin 2050, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Nxehtësia rekord” e regjistruar në vend këtë verë do të bëhet e rrezikshme duke u ngritur në nivele më të larta për shkak të ndryshimeve klimatike.
Vapa ekstreme, e cila pritet të rritet me të paktën 5 gradë, do të jetë efektive në shumicën e tokave ku jeton 80 për qind e popullsisë në Francë.
Ndërsa vapa përvëluese në vend ishte maksimumi 16 ditë në verën e viteve 1976-2005, parashikohet që kjo periudhë të rritet deri në 29 ditë deri në vitin 2050.
– Zonat e brendshme janë më të rrezikshme
Në veçanti, 68 për qind e popullsisë në rajonet Auvergne-Rhone-Alpes, 47 për qind në Bourgogne-Franche-Comtee dhe 20 për qind në Occitanie, pritet të preken nga temperatura anormalisht të larta.
Zonat bregdetare si Brittany, Korsica, Normandia dhe Riviera Franceze do të preken më pak se në pjesën e brendshme të shtetit.
Vazhdimësia e temperaturave të larta gjatë natës pritet të rrisë problemet shëndetësore si dehidrimi dhe goditjet nga të nxehtit, sidomos te personat e ndjeshëm./FolDrejt/