Punonjësi i një kompanie që ndihmoi në shpërndarjen e mbështetjes financiare për COVID-19 në Amagasaki, prefektura Hyogo, humbi një çantë që përmbante një stick memorie
Një USB me të dhëna personale të 460 mijë personave, përfshirë numrat e llogarive bankare, ka humbur në Japoni, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Punonjësi i një kompanie që ndihmoi në shpërndarjen e mbështetjes financiare për COVID-19 në Amagasaki, prefektura Hyogo, humbi një çantë që përmbante një stick memorie. Stick përmbante të dhënat personale të 460 mijë personave që janë të regjistruar dhe jetojnë në Amagasaki.
Punonjësi njoftoi pjesëtarët e forcave të sigurisë se e kishte humbur çantën pas darkës në një restorant.
Stick-u përmban të dhënat personale të përdoruesit, përfshirë emrat, adresat, datat e lindjes dhe numrat e llogarisë bankare.
Stick-u mbrohet me një fjalëkalim dhe ende nuk ka asnjë dëshmi se informacionet e lartpërmendura kanë rrjedhur.
Bashkia e Amagasaki-t tha se do të kujdeset për sigurinë e informacionit, do të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së të dhënave personale dhe do të rifitojë besimin e qytetarëve./FolDrejt/