Vaksinat anti COVID-19 më në fund do të arrijnë edhe në Kosovë.
Klan Kosova merr vesh që kontingjenti i parë nga COVAX do të arrijë në Aeroportin e Prishtinës të dielën në mbrëmje.
Sipas burimit të televizionit sasia e parë është rreth 24 mijë doza të prodhuesit AstraZeneca.
“Ministria e Shëndetësisë nuk ka përmendur as ditë as datë., pos që është njoftuar nga Covax se vijnë së shpejti 24 mijë doza”, thuhet në përgjigje.
Arritja e vaksinave ishte paralajmëruar qysh në muajin shkurt nga qeveria e kaluar. Më pas u shty për muajin mars. Ndërkohë që u raportua se sipas kontratës ato është dashur të arrijnë më 17 mars.
Autoritetet kosovare që nga janari kanë përgatitur ekipet mjekësore dhe logjistikën për të filluar vaksinimin kundër virusit korona.