Pasi vendosën t’i shkëputin raportet me institucionet e Kosovës, Lista Serbe i ka ftuar qytetarët serbë në Mitrovicën e Veriut, që të tubohen të dielën në Sheshin “Car Lazar”, raporton Fol Drejt.
“Vëllezër e motra, të mblidhemi të gjithë në një tubim të madh në Mitrovicën e Veriut, në orën 12:00, para monumentit të ‘Car Lazarit’ për t’ia përcjellë Evropës dhe botës, njëzëshëm, se shteti ynë i vetëm është Serbia dhe president Aleksandar Vuçiq” – thuhet në thirrje.
Për më shumë, ata kanë kërkuar që secila familje serbe të nxjerr në ballkon flamurin e Serbisë.
Sot gjatë paradites Lista Serbe paralajmëroi tërheqje nga të gjitha institucionet zyrtare e të larta të Kosovës./FolDrejt/