Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar dy kërkesa të ndryshme të prokurorisë themelore atje, duke iu caktuar masën e paraburgimit një muaj të pandehurve E. N. dhe M. H., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të dhunimit.
Dy gjyqtarët e procedurës paraprake Drilon Haraqia dhe Nikollë Komani, në seanca të ndryshme dëgjimore kanë vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit në fjalë.
“Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 04 tetor 2022 dhe do të zgjasë deri më 03 nëntor 2022”, thuhet në kumtesë, transmeton KlanKosova.tv.
Rastet nuk kanë lidhshmëri me njëri-tjetrin./FolDrejt/