Të enjten do të mbahet seanca e fundit për sesionin pranveror.
Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vëtevendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së kryesisë.
Ajo njoftoi se vazhdimi i seancës me pikat e papërfunduara do të mbahet të mërkurën më 2 gusht, me fillim të orës 13:00.
Ndërkohë seanca e fundit që mbahet të enjten nis në orën 10:00, për të cilën Kusari-Lila tha se potencialisht mund të vazhdojë edhe një ditë pas, por jo e re, njofton Klankosova.tv.