Aleksandër Lumezi e bëri adresimin e fundit si kryeprokuror i shtetit në konferencën vjetore të prokurorëve.
Ai u krenua për punën që është bërë. Lumezi tha se vitin e kaluar janë zgjidhur mbi 50 mijë lëndë penale, derisa përmendi edhe disa aksione që janë kryer.
Aleksandër Lumezit i përfundon mandati në prill të këtij viti, derisa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kërkoi që procesi i zgjedhjes së pasuesit të tij të jetë transparent.
Përzgjedhje të drejtë dhe të hapur lypi edhe ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.