Komisioneri i zgjerimit europian Johannes Hahn (ÖVP) ka marrë dirtë jeshile nga gjithë partitë austriake që të vazhdojë detyrën e tij në zyrat e Brukselit, shkruan APA. Hahn ka përshëndetur përfaqësuesit e partive të ndryshme austriake dhe tha se ky nominim për të është krenari dhe po ë bën detyrën plot vetëbesim.
Tashmë është detyra e shefes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, që të pranojë Hahnin si komisioner të saj – gjë që ka pak gjasa që ajo të mos e pranojë, informon foldrejt.com. Poashtu Hahn duhet të votohet edhe në parlamentin europian.
Përndryshe Hahn mbështet hapjen e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë Veriore nga ana tjetër./Foldrejt.com