Ashtu si edhe në çdo vit tjetër, edhe sot (3 tetor) nga ora 12 deri në ora 16.00, secila xhami në qytetin gjerman Essen, por edhe në komunat tjera, kanë qëndruar të hapura për publikun. Personat e feve të ndryshme, përveç shuarjes së kuriozitetit, kanë pasur mundësi edhe të bisedojnë dhe pyesin imamët e ndryshëm rreth çështjeve që ju interesojnë rreth islamit.
Prej 1997 ekziston dita e hapjes së xhamive për publikun. Momentalisht në Gjermani ka rreth 1000 xhami./Foldrejt.com