Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që ditën e hënë, më 6 mars 2023, të mbahet seancë për nder të “Epopesë së UÇK-së”, shkruan Fol Drejt.
Njoftimin e bëri Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate në Facebook.
“Kryesia vendosi që të hënën, më 6 mars 2023, në orën 12:00, Kuvendi të mblidhet në seancë për nder të “Epopesë së UÇK-së”.”, shkruan në komunikatë. /FolDrejt/