Real Madridi arriti të triumfoi mbrëmë ndaj PSG-së dhe kështu të kualifikohet tutje për në çerekfinale.
Skuadra e Carlo Ancelottit ishte mbrëmë nikoqire e Paris Saint-Germainit në “Santiago Bernabeu” në kuadër të fazës së eliminimit direkt.
Ndonëse nga ndeshja e parë ishte në disavantazh 1:0, Real Madridi riktheu sonte epërsinë duke fituar 3:1 dhe me rezultat të përgjithshëm, 3:2 u kualifikua tutje.
Pas ndeshjes, ndodhi diçka jo e mirë. Sipas “Ole”, në zhveshtoren e PSG-s, ka ndodhur një përleshje. Ishin portieri Gigio Donnarumma dhe sulmuesi Neymar ata që ishin përleshur mes vete./FolDrejt/