Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar pesë raste, ku të dehurit kanë rrahur të tjerë, ofenduar, kërcenuar e kanosur.
Shikoni më poshtë rastet, për të cilat raporton policia, transmeton FolDrejt:
Gllogoc 02.04.2022 – 19:43. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Pejë 02.04.2022 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Gjakovë 02.04.2022 – 16:18. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy femra dhe një mashkull kosovarë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 02.04.2022 – 15:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe kërcënuar ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Krajl Petri, Mitrovicë 02.04.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit kishte drejtuar veturën. Gjatë legjitimimit i njëjti kishte kanosur dhe ofenduar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/