Rasti ka ndodhur në Vushtrri, përkatësisht te një pompë benzine në fshatin Maxhunaj.
Një punëtor ka raportuar në polici se derisa ka qenë në vendin e punës, i shoqëruar edhe nga kolegu i tij, papritmas kishin hyrë në lokal tre persona të dyshuar të panjohur, me maska në kokë dhe nën kërcënimin e armës u kishin kërkuar para, thuhet në raportin e policisë.
Sipas ankuesit, kolegu i tij kishte kërkuar prej te dyshuarve që të largohen sepse nuk ka para dhe pas kësaj ata ishin larguar në këmbë.
Policia njofton se nuk ka pasur te lënduar dhe se rasti mbetet nën hetime./FolDrejt/