Në fshatin Stanofc të Epërm në Vushtrri, më 07.02.2022 rreth orës 21:30 është sulmuar punonjësi dhe është grabitur pompa e derivateve.
Viktima mashkull kosovar, i cili edhe e ka raportuar rastin, thotë se derisa kishte qenë në vendin e punës në pompën e derivateve, aty kishin shkuar tre persona të panjohur dhe të maskuar, transmeton Fol Drejt.
Sipas viktimës sulmuesit duke e kanosur me një armë dhe një thikë ia kishin grabitur 350 euro para të gatshme dhe më pas me një veturë kishin ikur në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë të cilat janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për të lënduar. /FolDrejt/