Roberta Metsola, Presidente e Parlamentit Evropian, i ka bërë ftesë Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, për t’iu adresuar parlamentarëve perëndimor, nga foltorja e parlamentit, shkruan Fol Drejt.
Kjo është hera e parë që një president i republikës sonë, iu adresohet parlamentarëve evropianë, në një seancë plenare.
“Presidentja Osmani do t’i adresohet deputetëve të Parlamentit Evropian lidhur me arritjet e Kosovës dhe rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Gjatë qëndrimit në Strasburg, ku po mbahet seanca e Parlamentit Evropian, Osmani do të pritet fillimisht nga Metsola në një takim për të diskutuar bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe këtij institucioni, e pastaj do të takojë edhe udhëheqësit e grupeve kryesore politike të përfaqësuara në Parlamentin Evropian” – thuhet në njoftimin e Presidencës.
Presidentja pritet të realizojë një varg takimesh, ndër të tjera edhe me anëtarë të Këshillit Evropian./FolDrejt/