Myftiu i Shkodrës, Hoxhë Muhamed B. Sytari, ka këshilluar besimtarët që të mos e ngarkojnë veten me gjëra të panevojshme. Sipas tij, më e mira e së mirës është që secili të përkushtohet në punën të cilën di ta kryej më së miri, dhe t’i lë gjërat të rrjedhin, shkruan Fol Drejt.
Duke e marr si shkak panairin e sivjetmë të librit në Tiranë, ku ishte ekspozuar, ndër të tjera, një libër, autori i së cilit nuk është specialist, e as s’e ka tagrin për t’u marr me temën të cilës i ishte qasur, Sytari ua ka kujtuar besimtarëve faktin se si, plot libra të plot autorëve harrohen me kohë.
“Në fund të fundit ka një ditë gjykimi ku gjithsecili do të jap llogari për veprën e tij dhe punën e tij” – ka thënë Sytari ndër të tjera.
Po ashtu, ai ka kujtuar thënien e profetit Muhamed a. s, i cili ka thënë që: “Allahu don prej robit, që kur ta bëjë një punë, ta përsosë atë!”
Për më shumë, shikojeni videon në vijim: