Flamurit kombëtar shqiptar ia futën flakën dhe e postuan në Tik Tok.
E njëjtë dyshohet se përfundoi edhe një i shtetit të Kosovës.
Që të dy simbolet, deri këtë të diele po valonin mbi këtë shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, që nga pronari serb e bleu një fqi shqiptar, një muaj më parë.
E aktin e shëmtuar e kryen dy të mitur serb nga ky fshat.
Por veprimi e shokoi gjyshin e njërit.
Ky po dyshon që nipin e tij të mitur e ka nxitur dikush më i rritur, të cilin po ta dinte do ta dënonte rëndë.
Me aktin e djegies se flamujve nuk është pajtuar as babai i djalit tjetër i cili nuk deshi të flas për televizionin, por djalin ia dorëzoj pronarit të shtëpisë, Avdyl Bajqinovcit.
Bajqinovci që është kaherë banor i fshatit, thotë se me fqinjët serb kurrë s’ka pas telashe.