Ramush Haradinaj ka kujtuar 23 anëtarët e familjes Deliu nga Abria e Epërme e Drenasit që u masakruan nga forcat serbe në vitin 1998, shkruan Fol Drejt.
Kryetari i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, ka shkruar se 26 shtatori shënon ngjarje të rëndësishme për historinë kosovare, sa krenare aq edhe tragjike.
“Me 1998, heroikisht do të bien në përballje me armikun, mësuesi Vesel Demaku me dy nxënësit e tij, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdari. Po atë ditë, barbarët ekzekutuan familjen Delia, po në Abri, pa kursyer askënd nga foshnja disa muajshe e deri te plaku nëntëdhjetekatër vjeçar.
“Me 1991, populli i Kosovës votoi masovikisht në referendum për t’u deklaruar për Kosovën e pavarur. Akt historik, që vulosi vullnetin tonë dhe i dha shtytje procesit për liri e pavarësi. Të paharruar janë ata që sakrifikuan për atdheun!”, ka shkruar Haradinaj./FolDrejt/