Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar tre persona nën akuzën e armëmbajtjes pa leje.
Të njëjtit informohet të kenë qenë të pajisur me fishekë të kalibrit 7.62-7.65 mm, transmeton Fol Drejt.
Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Më poshtë Fol Drejt ju sjell raportin e plotë të policisë mbi tri rastet:
Rr. Shpëtim Robaj, Prishtinë 11.07.2022 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një revole e kalibrit 7.62mm. me 9 fishekë. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 11.07.2022 – 21:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një revole me 6 fishekë të kalibrit 7.65mm. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. UCK, Prishtinë 11.07.2022-22:51. Raportohet se gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një revole me 7 fishek të kalibrit 7.65 mm. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/