Të paktën 10 persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën nga një shpërthim gazi në Kinën veriore, njoftoi sot Televizioni Qendror i Kinës (CCTV), duke cituar autoritetet lokale.
Një shpërthim gazi me presion të lartë të enjten pasdite në Mongolinë e Brendshme, një rajon në Kinën veriore, vrau tetë punëtorë në Kompaninë e Zhvillimit të Eko-Bujqësisë Ordos Iiding, raportoi CCTV, raporton Reuters.
Katër punëtorë të tjerë u plagosën, njëri prej të cilëve vdiq më vonë, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua./FolDrejt/