Të paktën 11 persona kanë vdekur pas shiut të dendur dhe erërave që goditën provincën e Kepit Perëndimor të Afrikës së Jugut.
Sipas BBC, tetë nga 11 personat që vdiqën u goditën nga rryma në vendbanimin informal kur uji përmbyti lidhjet ilegale të linjave të energjisë elektrike dhe ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të njerëzve që dyshohet se janë bllokuar në shtëpi pjesërisht të zhytura në ujë.
Pak më shumë se 70 nxënës të shkollave fillore dhe 10 të rritur u bllokuan në një vendpushim në qytetin Oudtshoorn pasi lumi aty pranë Le Roux u vërshua, por u shpëtuan herët në mëngjes pasi lumi u tërhoq. /FolDrejt