Anëtarët e grupit xhihadist të armatosur me armë të rënda sulmuan bazën, afër qytetit të Baidoa, tha Mahad Ali, një oficer i forcave të armatosura Somaleze, në Agjencinë Gjermane.
Banorët në Baidoa raportuan se kishin dëgjuar shpërthime dhe shkëmbime zjarri për orë të tëra.
Një njësi e ushtrisë etiopiane, e cila është pjesë e misionit të Bashkimit Afrikan në Somali, nxituan për të mbështetur ushtarët somalezë dhe përfundimisht sulmi xhihadist u zmbraps, sipas Mahad Ali.
Al-Shebab mori përgjegjësinë për sulmin në stacionin radio Andalus.
Somalia po përballet me një krizë të thellë politike dhe përplasjet kanë shpërthyer midis fraksioneve politike rivale për shtyrjen e zgjedhjeve, raporton Euro News, percjell Foldrejt.com