Në Bangladesh, të paktën 13 persona humbën jetën në një stuhi tropikale, njoftuan sot zyrtarët e vendit.
Stuhia tropikale Sitrang goditi Gjirin e Bengalit përpara se të lëvizte në veri drejt vijës bregdetare të gjerë të Bangladeshit, ku qindra mijëra njerëz u evakuuan dhe u strehuan në tenda të hënën.
Shumica e njerëzve vdiqën si pasojë e rënies së pemëve, dhe pjesa tjetër u vra nga shembja e ndërtesave ose u mbytën, raportoi TV Somoy nga Dhaka, raportoi AP, përcjell Fol Drejt.