Të paktën 13,000 fëmijë ukrainas janë dëbuar në Rusi nga forcat e Moskës – dhe mund të ketë “dhjetëra mijëra” të tjerë, ka thënë një deputet ukrainas.
Duke folur për Sky’s Sophy Ridge të dielën, Ivanna Klympush-Tsintsadze tha se Kievi është përpjekur të ngrejë alarmin për zhdukjen e fëmijëve për muaj të tërë, transmeton Fol Drejt.
Komentet e saj vijnë pasi The Sunday Times raportoi se fëmijëve ukrainas u ishte thënë se po çoheshin në udhëtime shkollore, por shumë nuk u kthyen më.
“Kjo është pjesë e gjenocidit që rusët po kryejnë kundër kombit ukrainas,” tha zonja Klympush-Tsintsadze.
Ajo shpjegoi se forcat ruse kishin marrë fëmijët dhe “i kishin kthyer ata në një kombësi tjetër”.
“Disa prej tyre janë dërguar në të ashtuquajturat kampe verore ose kampe pushimi për një javë, pastaj nuk janë kthyer më. Dhe disa prej tyre janë dhënë tashmë për birësim në familjet ruse sikur të mos kishin familjet e tyre në Ukrainë. ,” ajo tha.