Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, të paktën 136 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë të enjten e kaluar.
Po ashtu, 13 fëmijë besohet të jenë në mesin e të vdekurve. Liz Throssell, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se numri i vërtetë i vdekjeve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.
Sipas saj, shumica e viktimave erdhën si rezultat i granatimeve të rënda të artilerisë, sulmeve ajrore dhe eksplozivëve të tjerë me ndikim të gjerë.
OKB tha gjithashtu se rreth 400 njerëz janë plagosur në luftimet deri tani.
Megjithatë, shifrat e publikuara nga qeveria e Ukrainës sugjerojnë se deri në 352 civilë janë vrarë dhe 1,684 janë plagosur./FolDrejt/