Të paktën 148 fëmijë janë vrarë nga sulmet ajrore të Rusisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sipas të dhënave të Kievit.
Ministria e Mbrojtjes shtoi po ashtu se deri më tani të paktën 1,370 raketa janë hedhur mbi Ukrainë ndërsa 15 aeroporte janë shkatërruar që nga 24 prilli. Më shumë se 10 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre, shtohet në njoftim, rreth katër milionë prej të cilëve kanë hyrë në vendet fqinje si refugjatë.
Sipas vlerësimeve të fundit nga Organizata e Kombeve të Bashkuara mbi 1,100 civilë janë vrarë në Ukrainë gjatë konfliktit, duke përfshirë këtu edhe fëmijë.