Të paktën 16 persona, përfshirë një fëmijë, u vranë dhe të paktën 20 u plagosën sot gjatë një sulmi rus në qytetin ukrainas Kostyantinovka në lindje të vendit, thanë zyrtarët ukrainas.
Sipas mediave lokale, ishte një sulm me raketa dhe u godit tregu, dyqanet dhe farmacia në atë qytet, i cili ndodhet afër vijës së frontit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi sulmin, duke thënë se “e keqja ruse duhet të mposhtet sa më shpejt të jetë e mundur” dhe shtoi se ai besonte se Rusia sulmoi qëllimisht atë “qytet paqësor”.