Nëntë persona u vranë nga një goditje rrufe të premten në Bangladesh, rrethet e të cilit pranë kufirit me Indinë u goditën më rëndë.
Të paktën 18 persona humbën jetën në përmbytjet që prekën Indinë verilindore dhe Bangladeshin, duke lënë miliona shtëpi nën ujë, njoftuan sot autoritetet, shkruan AP, transmeton Fol Drejt.
Në shtetin indian të Assam, të paktën nëntë njerëz vdiqën nga përmbytjet dhe dy milionë të tjerë mbetën pa shtëpitë e tyre, njoftoi Agjencia Shtetërore për Menaxhimin e Fatkeqësive./FolDrejt/