Ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse në disa muaj kundër trupave qeveritare siriane jashtë vijave të frontit, ndërsa sulmet ndaj autobusëve janë në rritje në veçanti, duke përfshirë edhe Damaskun.
Të paktën 18 ushtarë sirianë u vranë sot dhe 20 të tjerë u plagosën në shpërthimin e një autobusi ushtarak në provincën e Damaskut, raporton Reuters duke cituar mediat lokale.
Në njoftimin e publikuar nga radio siriane “Sham FM”, nuk ka pasur komente nga qeveria siriane dhe as nuk janë saktësuar ndonjë detaj tjetër./FolDrejt/