Në konfliktet e reja midis bandave në Haiti, të paktën 187 njerëz vdiqën në më pak se dy javë dhe 150 të tjerë u plagosën, njoftoi sot OKB.
Një valë e re e dhunës e regjistruar nga 27 shkurti deri më 9 mars në kryeqytetin Port-au-Prince dhe në rajonin qendror Artibonite gjithashtu zhvendosi qindra njerëz dhe detyroi fermerët të ndalonin punën ndërsa situata ushqimore e vendit përkeqësohej, thanë zyrtarët.
“Situata është edhe më alarmante për fëmijët, të cilët shpesh janë të ekspozuar ndaj të gjitha formave të dhunës së armatosur, duke përfshirë rekrutimin e detyruar dhe dhunën seksuale,” thanë Kombet e Bashkuara në Haiti./FolDrejt/