Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në provincën kineze Jiangxi, njoftoi sot televizioni shtetëror.
Faqja e internetit Jimu News citoi dëshminë e një banori vendas, i cili tha se viktimat ishin fshatarë Taoling, të cilët kishin ngritur një tendë funerali në anë të rrugës, siç ndodh zakonisht në Kinën rurale, dhe u vranë kur kamioni i goditi.
Aksidenti ndodhi jashtë qytetit të Nanchang në provincën Jiangxi, tha zyra lokale e menaxhimit të trafikut./FolDrejt/