Të paktën 19 persona humbën jetën në Kamerun kur një autobus pasagjerësh u përplas me një kamion në jug të vendit afrikan, thanë autoritetet.
Autobusi po shkonte drejt qytetit të Esseka kur humbi kontrollin dhe goditi një kamion që transportonte rërë, tha ministria e transportit e Kamerunit, përcjell Fol Drejt.
Nga përplasja shumica e njerëzve vdiqën në vend.
Aksidenti ndodhi në rrugën Douala-Edea pranë një postblloku policie dhe të plagosurit u dërguan në spitalet e kryeqytetit të Kamerunit.
Policia beson se shkak i përplasjes ka qenë drejtimi i pakujdesshëm dhe ka nisur hetimet, njoftoi televizioni shtetëror.
Aksidentet e trafikut rrugor janë të zakonshme në këtë vend të Afrikës Qendrore. Qeveria e saj vlerëson se rreth 1,500 njerëz vdesin në përplasje çdo vit./FolDrejt/