Të paktën dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur në Kilin qendror, raporton AA, përcjell Fol Drejt.
Shirat shkaktuan vërshimin e lumenjve, dëmtuan rrugët dhe prekën qindra njerëz.
Presidenti Gabriel Boriç vizitoi rajonin gjatë fundjavës me autoritetet lokale.
“Fatkeqësisht, dy nga qytetarët tanë të cilët ishin bllokuar nën pemët e rëna humbën jetën dhe tre persona të zhdukur janë duke u kërkuar”, tha ai.
Të paktën 419 njerëz mbetën të pastrehë dhe 1,002 të tjerë u evakuuan në vende të sigurta për shkak të fatkeqësisë, tha Boriç.
Pjesë të ndryshme të qytetit port të Valparaiso u prekën gjithashtu nga ndërprerjet e ujit, shtoi ai.
Ministrja e Brendshme Carolina Toha njoftoi se në Valparaiso dhe Biobio është shpallur një “gjendje fatkeqësie”.
Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu banorët që të kenë kujdes, duke vënë në dukje se reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë edhe për pak kohë si dhe rreziku i përmbytjeve. /FolDrejt/