Informacionet jozyrtare sugjerojnë për shumë viktima të tjera
Të paktën 20 persona kanë vdekur nga përmbytjet e shpejta në Afganistanin qendror në 48 orët e fundit, tha sot një zyrtar i menaxhimit të fatkeqësive, pasi shirat e dendur shkatërruan mijëra shtëpi dhe dëmtuan tokat bujqësore, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Afganistani është goditur nga një seri fatkeqësish natyrore këtë vit, duke përfshirë thatësirën dhe një tërmet të fuqishëm që vrau më shumë se 1000 njerëz në qershor. “Njëzet persona kanë vdekur, 35 janë lënduar nga përmbytjet në provincën Logar ”, tha Mohammad Nasim Haqqani, zëdhënës i autoritetit të menaxhimit të fatkeqësive në Afganistan.
“Ne i kërkojmë bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht vendeve islamike dhe organizatave humanitare, që të ndihmojnë urgjentisht viktimat”, tha zëdhënësi i qeverisë Zabihullah Mujahid në një video-mesazh të postuar në mediat sociale.