Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit të Ukrainës tha se të paktën 231 fëmijë u vranë dhe 427 u plagosën në sulmet e ushtrisë ruse në Ukrainë.
Në bombardimet dhe granatimet e përditshme ruse u dëmtuan 1.828 institucione arsimore, nga të cilat 171 u shkatërruan plotësisht, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Deklarata thekson se 231 fëmijë kishin vdekur që nga 24 shkurti, kur Rusia nisi sulmet.
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 3.752 civilë janë vrarë dhe 4.062 janë plagosur që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Dyshohet se shifrat reale janë shumë më të larta.
Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët, më shumë se 6,2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në vende të tjera dhe rreth 7,7 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit./FolDrejt/