Ringjallje e re e tensionit midis dy ish-republikave sovjetike të Azisë Qendrore.
Kirgistani thotë se të paktën 24 persona janë vrarë në përleshjet kufitare me Taxhikistanin në një rigjallërim të ri të tensionit midis dy ish-republikave sovjetike të Azisë Qendrore, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
“24 trupa u transferuan në qendrat e trajtimit mjekësor të rajonit Batken” në Kirgistanin jugperëndimor, në kufirin me Taxhikistanin, tha Ministria e Shëndetësisë e Kirgistanit./FolDrejt/