Më shumë se 682 kanë mbetur të plagosur apo janë vrarë në Ukrainë si pasojë e luftës. Të dhënat i bëri të ditura qeveria e vendit me anë të një deklarate.
Sipas njoftimit, të paktën 242 fëmijë kanë ndërruar jetë si pasojë e konfliktit dhe 440 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Megjithatë, shifrat mund të jenë akoma më të larta pasi luftimet vijojnë ende në pjesë të ndryshme të Ukrainës, transmeton Fol Drejt.
Numri më i lartë i të lënduarve apo viktimave ishte në Donetsk (153), Kyiv (116) dhe Kharkiv (108)./FolDrejt/