Dhjetra njerëz u shpëtuan nga një ndërtesë në pjesën perëndimore të Nju Delhit, e cila strehon kryesisht dyqane, shkruan AP.
Të paktën 27 persona humbën jetën dhe disa u plagosën sot në një zjarr të madh që shpërtheu në një ndërtesë biznesi katërkatëshe në kryeqytetin indian Nju Delhi, njoftoi shërbimi për AP, transmeton Fol Drejt.
Njëzet e shtatë makina zjarrfikëse shuan zjarrin për më shumë se pesë orë dhe operacioni i kërkimit për personat që mund të jenë bllokuar në rrënoja vazhdon, tha shërbimi zjarrfikës, duke theksuar se ende nuk dihet shkaku i zjarrit./FolDrejt/