Një tërmet i fortë me magnitudë prej 6.8 shkallë të Rihterit ka goditur Marokun.
Nga ky tërmet mbetën të vdekur të paktën 296 persona, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, epiqendra e tërmetit ishte në Malet e Atlasit, i cili u regjistrua në orën 22:11, ndërsa pati një pasgoditje prej 4.9 shkallës të Rihterit 19 minuta më vonë.
“Sipas një raporti të përkohshëm, tërmeti vrau 296 njerëz në provincat dhe komunat e al-Haouz, Marrakesh, Ouarzazate, Azilal, Chichaoua dhe Taroudant”, bëri të ditur ministria e Brendshme e Marokut, duke shtuar se 153 persona u plagosën dhe u shtruan në spital.
Banorët e qytetit, sipas BBC-së, kanë vendosur që të qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre, në rast se qyteti goditet sërish nga pasgoditje të fuqishme të tërmetit./FolDrejt/