Të paktën 30 persona humbën jetën pranë bregut lindor të provincës italiane të Kalabrisë nga mbytja e një anijeje me emigrantë, njoftuan sot në mëngjes ANSA dhe agjenci të tjera italiane të lajmeve.
Njëzet e shtatë trupa u gjetën të bllokuar në breg në Steccato di Cutro, pranë qytetit jugor italian të Crotone, dhe disa u panë në det, raportoi ANSA, duke shtuar se tre trupa u gjetën gjithashtu në ujë, përcjell Fol Drejt.
Në anije ndodheshin më shumë se 100 persona, rreth 50 prej tyre u shpëtuan
Agjencia e lajmeve Adnkronos tha se më shumë se 100 persona ishin në bordin e anijes që transportonte emigrantët dhe se rreth 50 prej tyre u shpëtuan. Anija, e cila transportonte emigrantë nga Irani, Pakistani dhe Afganistani, goditi shkëmbinjtë gjatë kushteve të pafavorshme të motit, raportoi Adnkronos./FolDrejt/