Dhjetra njerëz u vranë si në dhjetor ashtu edhe në janar, kur shirat e dendur shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu.
Të paktën 35 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në verilindje të Brazilit.
Në shtetin brazilian të Parnambuco, të paktën 33 persona humbën jetën sot dhe të premten nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura në zonat urbane, ndërsa 765 persona u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.