Të paktën 41 persona vdiqën të martën në trazirat në një burg të grave në veriperëndim të kryeqytetit të Hondurasit Tegucigalpa, tha policia.
Shumica e viktimave u dogjën ose u goditën me thikë për vdekje, tha Yuri Mora, një zëdhënës i policisë së Hondurasit, raportoi AP.
Mora tha se trazirat shpërthyen në një burg të grave në qytetin e Tamara, rreth 50 kilometra në veriperëndim të Tegucigalpa, transmeton Fol Drejt.