Të paktën 44 njerëz janë vrarë në rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet e shkaktuara nga shirat e mëdha në Indonezinë lindore, njoftoi sot agjencia e parandalimit të katastrofave.
Situata më e keqe është në fshatin Lamenele, në provincën lindore të Nusa Tenggara, ku një lumë uji goditi pothuajse 50 shtëpi dhe ekipet e shpëtimit gjetën 20 trupa të vdekur dhe nëntë të plagosur.
Përmbytje të mëdha u raportuan gjithashtu në Bima, një qytet në provincën fqinje të Nusa Tenggara perëndimore, duke detyruar gati 10 mijë njerëz të largoheshin.
Shirat e dendur shpesh janë shkaku i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në Indonezi, ku dhjetëra njerëz vdesin çdo vit në mesin e miliona njerëzve që jetojnë në zona malore ose në luginat e lumenjve.